Një ditë pasi u konfirmua rastet e para të gripit të shpendëve në vendin tonë, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka sqaruar nëse rrezikojnë qytetarët nga gripi i shpendëve.

Bino tha se rreziku është i ulët, pasi trasmetimi i gripit te njerëzit është i ulët. Ndër të tjera, ajo ka treguar dhe simptomat që paraqiten te njerëzit nëse preken nga gripi i shpendëve.

“Ky lloj virusi 5N8 përbën një rrezik të ulët për shëndetin publik , pra një rrezik të ulët për njerëzit. Janë identifikuar vetëm 3 persona në Rusi të cilët kanë qenë më simptoma të lehta të gripit 5n8, deri tani nuk ka pasur forma në njerëz dhe nga vlerësimet që janë kryer nga Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve Europiane ku të gjitha të dhënat janë që rreziku për shëndetin publik është i ulët. Pavarësisht kësaj ne jemi të përgatitur në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe do kryhen hetimet epidemiologjike. Janë shenja fare të lehta, shenja të gripit, me rrufë, me pak kollë dhe temperature, por jo simptoma të rënda. Nuk është si llojet e tjera të gripit të shpendëve dhe nuk transmetohet gripi nga shpendët te njeriu edhe as nga njeriu te njeriu.”