Ditën e sotme numri i të infektuarve me koronavirus në Durrës ka pësuar rritje të ndjeshme.
Nga 14 raste një ditë më parë, në 24 orët e fundit u rregjistruan edhe 12 të tjera duke e çuar në 26 numrin e personave të prekur nga COVID-19 në qytetin bregdetar.
Ora News shkruan se 11 prej 12 rasteve të reja i përkasin familjet e tre vëllezërve me banim në Durrës, të cilët janë vetëkarantinuar në banesë.
Burimet kanë thënë se atyre iu është marrë tampon një ditë më parë dhe është dërguar në Tiranë për analizë.
Deri më tani, 13 persona kanë humbur betejën me koronavirusin, 2 prej të cilëve nga Durrësi.
Kujtojmë që në Shqipëri janë gjithsej 243 të prekur nga COVID-19 dhe 52 të shëruar.





