Një grua 71-vjeçare që rezultoi me Covid-19, pas dy javësh ka dalë nga intubimi.

Mësohet se 71-vjeçarja është mbajtur dy javë me frymëmarrje të drejtuar në spitalin ‘Covid 2’.

Para 24 orësh, të moshuarës i është hequr aparatura dhe ruan parametra të stabilizuara.

71-vjeçarja është pacientja e parë me Covid-19 që del nga intubimi në vendin tonë.