Një çift të rinjsh të cilët u bënë prindër për herë të parë u habitën tej mase nga lindja e djalit të tyre, që për shkak se ndodh shumë rrallë, quhet edhe “lindje sirene”. Më 16 Dhjetor, Jennifer Petrie dhe Theo Martins dëshmuan bashkë me mamitë një rast që ndodh 1 herë në 80.000 lindje në Mbretërinë e Bashkuar.
Jennifer tha se ishte habitur kur asaj i filluan dhimbjet e lindjes, por nuk i plasën ujërat.
Ajo shkoi menjëherë në spital ku e lindi fëmijën në një pishinë të posaçme.
“Nuk më plasën ujërat. Qesja amniotike nga shpërthen uji kur nis procesi nuk u ça kurrë, që është shumë e rrallë. Kur bebja lindi, ishte ende brenda saj. Dukej sikur lindi në një flluskë uji.
Ishte një lindje në ujë ndaj qesja amniotike me beben në të ishte ende e pacenuar. Ai dukej sikur ndodhej në një fshikëz. Ajo plasi kur e morën dhe e nxorën jashtë saj”, rrëfeu nëna.
Lindja, e njohur si “lindje en caul” dhe nganjëherë referuar si “lindje sirene”, thuhet se ndodh afërsisht çdo një në 80,000 lindje.
Jennifer tha: “Ndjehem sikur e bëri lindjen më magjike, sepse të gjithë ishin shumë më të frikësuar nga ajo që po ndodhte dhe njerëzit thoshin se sa me fat ishte dhe sa e mahnitshme.“
“Është edhe fëmija ynë i parë, kështu që e bëri atë shumë më magjik dhe emocionues, veçanërisht me bujën që po bëhej për të. Ishte vërtet bukur.”
Mamitë ishin mrekulluar nga ngjarja pasi shumë prej tyre nuk e kishin parë asnjëherë gjatë karrierës për shkak se është shumë e rrallë. Çifti e konsideroi si një ogur të mirë pasi lindja nuk pati ndërlikime dhe Rio gëzon shëndet të plotë.





