Është shënuar rasti i tretë me koronavirus në Britaninë e Madhe. Sipas medieve vendase, i prekuri me virusin vdekjeprurës nuk ka ardhur nga Kina dhe kjo ka shtuar alarmin për autoritetet britanike. Pacienti është diagnostifikuar me koronavirus në Brighton, para se të futej në karantinë në spitalin e Londrës.

Instituti i Shëndetit Publik në Angli tha që pacienti nuk e kishte vizituar kontinentin aziatik, megjithatë virusi e kishte prekur por vendi ende nuk është zbuluar.

Pacienti u paraqit në spital pas simptomave të ngjashme me të gripit, por më pas u zbulua se ishte prekur nga virusi vdekjeprurës.

Epidemia e koronavirusit deri më tani ka vrarë 565 persona dhe ka infektuar më shumë se 28.346 njerëz në 28 vende në të gjithë botën, megjithatë 99% e infeksioneve kanë qenë në Kinë.