Emisioni italian “Le Iene” këtë herë ka bërë një investigim në Shqipëri dhe për këtë ka gjetur një familje nga Librazhdi. Margarita 13-vjeçare është protagonistja e emisionit, pasi për jetën e saj ka menduar familja, të cilën e kanë fejuar me një djalë shumë më të madh se veten.

Alfredi, djali 25-vjeçar me të cilin familja e Margaritës ka lidhur, pret që kjo e fundit të rritet edhe pak e të martohen zyrtarisht.

Gazetari i “Le Iene” ka shkuar vetë në qytetin e Librazhdit, në fshatin Polis Sheh, për të folur me familjarët e Margaritës. Familja i ka rrëfyer gazetarit itian se si u lidh martesa në djep, gjë për të cilën ka rënë dakord dhe e mitura.

Por rasti i Margaritës, ka sjellë në dritë edhe një tjetër histori tronditëse. Rastin e ka zbuluar psikologia Denada Toce, e cila ka folur me gazetarin e “Le Iene”, për historinë e Alfredit që sot është 25-vjeçar dhe pret që Margarita të rritet edhe pak e të martohen zyrtarisht.

Por ajo ka treguar edhe për një vajzë që e ka takuar 3 vjet më parë, e cila nuk mund të bënte fëmijë me burrin, dhe ky i fundit, e lejoi të kryente marrëdhënie seksuale me babanë e tij, pra vajza me vjehrrin, për të kuptuar se kush e kishte problemin.

“Tri vjet më parë, takova një vajzë që ishte 20 vjeçe dhe ajo ishte e martuar me një burrë që nuk mund të bënte fëmijë. Për të kuptuar nëse ai ishte problemi, nuk mund të shkonin te një mjek, por vendosën që me babanë e burrit, pra vjehrrin, të bënte seks me të, me vajzën”, thotë psikologia.

“Pra burri për të provuar infertilitetin e tij ka lejuar që gruaja e tij të bëjë seks me babanë e tij”, thotë gazetari.

“Kjo është një gjë që ndodh në një shoqëri primitive, nuk është vetëm një gjë e izoluar në këto vende. Gruaja nuk mundet të ketë të drejtat njerëzore”, thotë Denada më tej.