Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vdekjes së 18-vjeçarit Anri Kashiku i cili humbi jetën pas u fut në det për të shpëtuar nga mbytja dy të mitur.
Meta në një postim në facebook shkruan se ai është simbol i vetëmohimit dhe vlerave më të larta humane
Postimi i Metës:
ANRI KASHIKU, HEROI YNË!
Mirënjohje dhe respektin më të thellë për këtë njeri të jashtëzakonshëm që me sakrificën e tij sublime shpëtoi sot dy jetë për t’u përjetësuar në memorien tonë si simbol i vetëmohimit, i dashurisë për jetën dhe vlerave më të larta humane.
Ngushëllimet më të ndjera familjes!





