Nga BUJAR QESJA

Një rrëfim i pazontë, për një nga senatorët e sportit shqiptar, që mbretëroi në atletikën kombëtare për afro dy dekada. Ndonëse në moshën 80-të vjeçare hapi i tij ndjehet në përditshmëri, ku përshkon me lehtësi 11 kilometra dhe përplaset si çekan në tokë. Përvojë dhe praktrikë e pazakontë. I biri i Islamit, ish ushtarak në kohën e Zogut dhe kur mbylli sytë, e la të birtin në moshën 10 vjeçare. Nënë Fadilja rriti me mundim 3 djemtë Çaushin, Raufin dhe Yllin, si dhe dy vajzat Verën dhe Shpresën. Ky kuadër i pazakontë, ky intelektual lakmues për cilindo, ky erdudit i nivelit të epërm, ky studiues, hulmetues, përgatitës fizik me përmasa kalorsiake, qendron i qetë brenda heshtjes.

Tetë dekada jetë, bëri mjaft mirë gjithçka deshi dhe gjithçka iu ofrua, duke lënë si kurorë lavdie emrin historik dhe të papërlyer. Baba i dashur i dy vajzave dhe i ndjeshëm ndaj të afërmëve, miqve dhe shokëve. Me origjinë nga Tepelena, me rrënjë të fiksuara në Durrës dhe i nagazhuar historikisht në Tiranë.

Rradhë për Rauf Dimrajn, meritat dhe vlerat e të cilit janë faqebardhësi për secilin prej nesh, duke ia çfaqur respektin dhe mirnjohjen kësisoj.

Atje ku fryma e njeriut bëhet histori

Ka momente në jetën e një kombi, kur figura të caktuara dalin mbi kohën e tyre dhe nuk mbeten vetëm individë, por kthehen në shenja orientimi, në pika referimi, në busulla morale dhe profesionale për brezat. Nuk janë të shumtë këta njerëz. Janë të rrallë, të vështirë për t’u krijuar dhe të pamundur për t’u zëvendësuar. Nuk lindin çdo ditë, sepse kërkojnë përputhje të rrallë mes talentit, punës titanike, karakterit të hekurt dhe një ndjenje të lartë përgjegjësie, ndaj vetes dhe shoqërisë.

80-të vjetori i lindjes, u kalua brenda kufijve të gëzimit të tij. Por formati duhet të qe më i madh, si vetë angazhimi i jashtëzakonshëm në fizkulturën dhe sportin shqiptar. Rauf Dimraj, nuk është vetëm profil për t’u përgëzuar, por dimension për t’u kuptuar. Jetë që duhet rrëfyer me frymë të thellë, sepse vrapoi në pistë dhe në përditshmëri si rrallëkushi.

Historia e tij, nuk është historia i një njeriu, që vrapoi shpejtë në pistë. Është historia e një njeriu, që vrapoi gjatë në jetë. Në vitet kur Shqipëria përpiqej të gjente rrugët e saj në sport, në kushte jo gjithmonë të favorshme, në terrene që shpesh më shumë sfidonin sesa ndihmonin, Rauf Dimraj u shfaq si energji e pastër, si trup që nuk njihte lodhje dhe si mendje, që kërkonte gjithmonë më shumë. Pista për të nuk ishte vetëm vend gare. Ishte laborator karakteri. Ishte vendi ku njeriu mëson të flasë me veten, të sfidojë kufijtë e trupit dhe të bëjë paqe me dhimbjen.

Por madhështia e Rauf Dimrajt, nuk qëndron vetëm në atë çfarë arriti si atlet. Fillon pikërisht aty, ku shumë të tjerë do të ndaleshin. Nuk e pa sportin si stacion, por si rrugë pa fund. Nuk u mjaftua me duartrokitjet e tribunave, por kërkoi të kuptonte thelbin e performancës, mekanizmat e trupit, lidhjen e thellë mes mendjes dhe muskulit, mes vullnetit dhe rezultatit.

Kjo dhe vetëm kjo, është arsyeja pse rrugëtimi i tij nuk është linear. Është një ngjitje e vazhdueshme, një transformim i përhershëm, nga atlet në trajner, nga trajner në studiues, nga studiues në pedagog, nga pedagog në drejtues dhe strateg i sportit shqiptar. Dhe në çdo stad, Dimraj nuk ka qenë thjeshtë pjesëmarrës, por protagonist.
I përket atij brezi që nuk kishte luksin e lehtësisë, por pasurinë e vullnetit. Një brez që e ndërtoi veten në kushte të vështira, por që pikërisht për këtë arsye, arriti të krijojë figura të forta, të plota, të qëndrueshme.

Dhe nëse sot, në moshën 80-të vjeçare, ai vazhdon të jetë aktiv, i kthjellët, i disiplinuar, i përkushtuar ndaj një regjimi sportiv dhe një jete të rregullt, kjo nuk është rastësi. Është vazhdimësi e një filozofie, që nuk e ka tradhtuar kurrë, se njeriu nuk ndalet kur plaket, por plaket kur ndalet. Rauf Dimraj, nuk është vetëm një emër në historinë e sportit shqiptar. Është një kapitull i tërë. Një kapitull që vazhdon të shkruhet.

Pista vendi ku u krijua karakteri

Për ta kuptuar vërtet madhështinë e Rauf Dimrajt, vlen të rikthehemi atje ku gjithçka mori kuptim, në pistë. Jo si hapësirë fizike, por si një arenë ku njeriu përballet me vetveten, ku talenti matet me djersën, ku vullneti përplaset me lodhjen dhe ku karakteri nuk shpallet, por provohet.

Ishte koha e një Shqipërie të përmbajtur në mjete, por të pasur në ambicie njerëzore. Stadiumet nuk kishin shkëlqimin e sotëm, pistat nuk ishin gjithmonë të buta e të përshtatshme, por pikërisht në atë terren të ashpër, ku çdo hap ndjehej më shumë, u farkëtua një brez atletësh që nuk kërkonin komoditet, por sfidë. Dhe në mesin e tyre, si një vijë e drejtë që çante ajrin, ishte dhe mbetet Rauf Dimraj.

Nuk vinte në pistë për të provuar fatin. Vinte i përgatitur, i përqendruar, i heshtur në dukje, por me një energji të brendshme që ndjehej në çdo lëvizje. Në momentin kur vendosej në start, gjithçka tjetër venitej, zhurmat, njerëzit, koha. Mbeteshin vetëm ritmi i zemrës dhe një objektiv i qartë, të komandonte distancën.
Pista për të ishte dhe mbeti shkollë e rreptë. Aty mësoi se nuk ka fitore pa sakrificë, nuk ka rezultat pa disiplinë dhe nuk ka madhështi pa përulësi ndaj punës. Çdo stërvitje ishte një betejë e vogël, çdo garë një provim i madh. Dhe ai i kaloi të gjitha, jo me fat, por me përgatitje.

Ishte një atlet që e kuptonte ritmin si muzikë. Hapat e tij nuk ishin të rastësishëm. Ishin të ndërtuar, të menduar, të përsëritur qindra herë në stërvitje derisa të bëheshin instinkt. Frymëmarrja nuk ishte vetëm nevojë fiziologjike, por pjesë e një mekanizmi të përkryer, që e mbante në ekuilibër mes shpërthimit dhe kontrollit.

Dhe pastaj vinte momenti i finishit. Aty ku shumë thyhen, ai ngrihej. Aty ku të tjerët kërkonin ajër, ai gjente forcë. Aty ku lodhja kërkonte dorëzim, ai përgjigjej me një shtytje të fundit, me një shpërthim që nuk ishte më thjeshtë fizik, por shpirtëror. Dhe kur kalonte vijën i pari, nuk kishte nevojë për gjeste të mëdha. Fitorja e tij ishte e brendshme, e qetë, e denjë.

22 herë kampion kombëtar. Fitues në spartakiadat më të rëndësishme të vendit. Triumfues në përballje ndërkombëtare, ku përfaqësonte Shqipërinë me personalitet dhe siguri. Por këto janë vetëm maja e ajsbergut. Sepse ajo që e bënte të madh Rauf Dimrajn, nuk ishte vetëm fakti që fitonte, por mënyra si fitonte, me autoritet, me klas, me ndjenjë përgjegjësie që e tejkalonte vetveten.

Nuk vraponte vetëm për veten. Vraponte për një ide, për të treguar se edhe në kushte të vështira edhe në një vend të vogël, mund të lindin kampionë të vërtetë. Vraponte për të hapur rrugë, për të vendosur standarde, për të ngritur një brez të tërë që do të vinte pas tij. Aty u farkëtua karakteri i hekurt. Aty u ndërtua besimi në punë. Aty lindi ajo forcë e brendshme, që më pas do ta shoqëronte në çdo rol tjetër të jetës, si trajner, si pedagog, si drejtues.

Kur koha përkulet para vullnetit

Ndodhin çaste të rralla në jetën e çdo sportisti, çaste që nuk maten me kronometër, por me peshën që lë në histori. Është momenti kur koha, kjo njësi e pamëshirshme që nuk ndalet për askënd, duket sikur përkulet përpara një vullneti të jashtëzakonshëm. Kur sekondat nuk janë më vetëm numra, por dëshmi të një beteje të fituar me vetveten.

Për Rauf Dimrajn, ky moment nuk ishte i vetëm. Ishte i përsëritur, i ndërtuar, i fituar me këmbëngulje në vite të tëra pune. Nuk ishte nga ata atletë, që kënaqen me fitoren e radhës. Ishte nga ata që, sapo kalonin vijën e finishit, e dinin se gara e vërtetë sapo kishte filluar, gara për të qenë më i mirë se vetja e djeshme. Dhe pikërisht këtu qëndron fuqia e rekordeve, jo si fitore mbi të tjerët, por si fitore mbi kufijtë personalë.

Rekordi, për të, ishte dialog i heshtur me kohën. Në 800 metra, çdo e dhjeta e sekondës ishte betejë më vete. Balancë perfekte mes shpejtësisë dhe qëndrueshmërisë, mes shpërthimit dhe kontrollit. E dinte se një nisje e gabuar mund të kushtonte gjithçka, ashtu si një përshpejtim i vonuar mund të shuante çdo shpresë për rekord. Dhe megjithatë, arrinte ta gjente atë vijë të padukshme, atë ritëm të domosdoshëm, që vetëm atletët e mëdhenj e zotërojnë.

Në 1500 metra, rekordi bëhej një lojë strategjie. Nuk ishte më vetëm çështje force, por inteligjencë sportive. Dimraj lexonte rivalët, lexonte garën, lexonte veten. Dhe kur vinte momenti, shpërthente me një siguri që nuk linte vend për dyshim.

Ndërsa në 3000 metra, rekordi ishte sfidë e hapur me durimin dhe rezistencën. Ishte garë ku trupi kërkonte të ndalonte, por mendja refuzonte. Dhe pikërisht aty, në atë kufi mes lodhjes dhe dorëzimit lindnin rekordet, si një akt rebelimi ndaj kufizimeve njerëzore.

Në stafetat 4×400 metra, ishte pjesë e një mekanizmi kolektiv, ku çdo gabim individual mund të shkatërronte gjithçka. Aty, rekordi nuk ishte vetëm i tij, por i një ekipi të tërë. Dhe e mbante këtë përgjegjësi me seriozitet absolut, duke e kthyer çdo dorëzim stafetë në një akt besimi.

Në krosin 14 kilometra, ku natyra vetë bëhet kundërshtare, dëshmoi se rekordet nuk janë vetëm për pistën e rregullt, por edhe për terrenet e ashpra, për rrugët e vështira, për kushtet që testojnë çdo limit të trupit. Por ndoshta madhështia më e madhe, nuk qëndron vetëm në faktin që vendosi rekorde, por në atë që krijoi kulturë rekordi.

E bëri kohën kundërshtare dhe shpesh, e mundi atë. Sepse në fund, rekordet mund të thyhen. Numrat mund të tejkalohen. Por ajo që mbetet, është fryma që i krijon ato. Dhe fryma e Rauf Dimrajt është e tillë, që nuk pranonte kufij. Është një frymë që e detyroi kohën të përkulej. Dhe kjo është ajo, që e bën një rekord të gjithkohshëm.

Lindja e një mendje shkencore

Rauf Dimraj nuk lodhej nga lodhja, por donte ta kuptonte atë. Nuk ishte vrapues që rregullonte ritmin, por kërkonte të zbulonte mekanizmin e brendshëm që e krijonte atë ritëm. Nuk ishte kampion që fitonte gara, por synonte të zbërthente arsyet pse fitohej.

Kjo është pika ku fillon transformimi i madh, nga djersa tek dija. Diplomimi si inxhinier elektronik në rrymat e dobëta në vitin 1969, nuk ishte shmangie nga sporti, por zgjerim i tij. Ishte dëshmi e një mendjeje, që kërkonte strukturë, logjikë, analizë. E pa trupin e njeriut, si një sistem kompleks, një “qark” të gjallë ku çdo impuls, çdo reagim, çdo energji duhej kuptuar dhe optimizuar.

Por nuk u ndal aty. Me etje të pashuar për dije, u kthye sërish në bankat shkollore, këtë herë për të studiuar edukimin fizik në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi”. Këtu ndodhi bashkimi i dy botëve, përvoja e atletit dhe teoria e shkencës së sportit. Këtu filloi të ndërtojë një profil të ri.

Më tej, specializimi në fushën e fizio-kineziterapisë, ishte hap tjetër drejt thellimit. Nuk donte të kuptonte vetëm performancën, por edhe rikuperimin, jo vetëm forcën, por edhe balancën, jo vetëm arritjen, por edhe ruajtjen e saj. Kuptoi se sportisti nuk ndërtohet vetëm në momentin e garës, por në çdo detaj të përgatitjes, në çdo proçes të padukshëm që ndodh brenda trupit.

Kjo rrugë kërkimi, e çoi drejt një kulmi të natyrshëm, marrjen e gradës “Doktor i Shkencave Sportive”. Por edhe ky nuk ishte fundi. Ishte vetëm një tjetër pikënisje. Sepse për Rauf Dimrajn, dija nuk është titull për t’u vendosur në mur, por mjet për t’u përdorur çdo ditë.

Në studimet mbi treguesit antropometrikë dhe fizikë, solli qasje të re në Shqipëri, një qasje që mat, analizon dhe programon zhvillimin fizik të individit. Në botimet për edukimin fizik në shkolla dhe kopshte, ndërtoi një filozofi që e sheh lëvizjen si bazë të shëndetit dhe zhvillimit njerëzor. Në punimet për përgatitjen fizike të strukturave të sigurisë, tregoi se sporti nuk është luks, por domosdoshmëri funksionale.

Dimraj ka shkruar libra që nuk janë vetëm teori, por manuale pune. Botoi artikuj shkencorë që u vlerësuan edhe jashtë Shqipërisë, nga institucione autoritare si KONI në Itali. Referon në konferenca, jep ndihmesë në projekte, bashkëpunon me specialistë ndërkombëtarë. Një njeri që nuk flet vetëm nga përvoja, por edhe nga analiza. Që nuk udhëheq vetëm me intuitë, por edhe me argument shkencor. Që nuk stërvit vetëm trupin, por edhe mendjen.

Trajneri që ndërtoi fitues

Kalimi nga pista në pankinë, nuk u kuptua si tërheqje. Është ngjitje në një dimension më të vështirë. Sepse të stërvitësh veten është një betejë, por të stërvitësh të tjerët, është përgjegjësi shumëfish më e madhe. Në vitet 1984–1991, në krye të ekipit kombëtar shqiptar të atletikës, nuk ndërtoi vetëm skuadër, por një filozofi. Solli disiplinë në stërvitje, strukturë në program dhe mbi të gjitha, qasje të re ku çdo atlet trajtohej si projekt i veçantë, me cilësi të ndryshme fizike dhe psikologjike.

Stërvitjet nën drejtimin e tij, nuk ishte vetëm përsëritje ushtrimesh. Janë ndërtime graduale, rritje e kontrolluar e ngarkesës fizike dhe mendore. Atletë të nivelit të lartë, si Pavlina Evro, Krenar Meçani dhe të tjerë, u formuan nën këtë shkollë pune. Ata nuk ishin talente, që shkëlqyen rastësisht, por produkte të një sistemi të ndërtuar me durim dhe profesionalizëm.

Viti 1991, kur shpallet “Trajner i Vitit”, nuk është dekoratë formale. Mbetetvlerësim që sintetizon një epokë pune intensive, një periudhë ku atletika shqiptare kishte nevojë për drejtim të qartë dhe e gjeti atë. Por ndikimi i tij nuk u kufizua vetëm në atletikë.
Kur kaloi në përgatitjen fizike të futbollit, solli revolucion të heshtur. Në klubet si “Tirana”, “Elbasani” dhe në ekipet kombëtare të moshave, e ngriti përgatitjen atletike në nivel të ri. Kuptoi se futbolli modern, nuk është vetëm teknikë dhe taktikë, por mbi të gjitha lojë e ritmit, e rezistencës, e forcës dhe e rikuperimit.

Për Rauf Dimrajn, atleti nuk është trup që duhej përgatitur, por personalitet që duhej ndërtuar. Mësonte të rinjtë të respektonin stërvitjen, të respektonin kohën, të respektonin veten. Në bashkëpunimet e tij ndërkombëtare, në Itali dhe më gjerë, e dëshmoi këtë nivel edhe në mjedise më të gjera. Puna me sportistë të nivelit botëror dhe me struktura të avancuara, tregoi se filozofia e tij nuk ishte e kufizuar nga realiteti shqiptar, por më e gjerë.

Emër që kalon kufijtë

Nuk janë të shpeshta rastet, kur një shqiptar mbetet i paharruar jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë kufijve. Në Itali emri i Rauf Dimrajt, u bë i njohur në skutat e skive, duke punuar me ekipe autoritare italiane dhe duke ndihmuar sportistët të arrijnë nivele të avancuara. Sukses për t’u veçuar, ishte puna me nënkampionen e botës Laura Magoni, ku ndihmesa si përgatitës fizik dhe mentor, ishte thelbësore për arritjen e këtij niveli të lartë.

Përveç fushës sportive, gjeti kohë dhe mundësi për të ndarë dijen e tij akademike, duke u angazhuar si lektor në institucione të ndryshme në Itali. Aty transmetoi jo vetëm teknikat e stërvitjes dhe metodologjitë e përgatitjes fizike, por edhe filozofinë e disiplinës, përkushtimit dhe punës me pasion. Studentët dhe sportistët e tij italianë, e përjetuan si shembull frymëzues. Rauf Dimraj është shqiptari, që ka arritur të ndërtojë karrierë të fortë dhe të ndikojë në sportin ndërkombëtar, duke i dhënë jetë idesë se talenti nuk njeh kufij.

Rauf Dimraj nuk u ndal në arritjet, por vazhdoi të përmirësohet, të mësojë dhe të japë përvojën për të tjerët, duke krijuar trashëgimi që do të mbetet jo vetëm në medaljet dhe rezultatet e sportistëve, por edhe në mendjet dhe zemrat e tyre. Është urë mes Shqipërisë dhe Italisë, simbol i krenarisë kombëtare dhe frymëzim.

Drejtimi përgjegjësi dhe vizion

Në pozicionet drejtuese, nga klubet sportive deri tek institucionet shtetërore, Rauf Dimraj tregoi se lidershipi nuk është formalisht autoritet, por edhe përgjegjësi, vizion dhe aftësi për të krijuar sisteme që funksionojnë. Nuk drejtoi vetëm njerëz, por ka ndërtuar strukturat, rregullat dhe mekanizmat që garantonin performancë, drejtësi dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Si drejtor i klubeve më të njohura të futbollit dhe sporteve, siç janë Klubi i Futbollit “Tirana” dhe Klubi Sportiv “Dinamo”, Dimraj tregoi aftësinë për të kombinuar vizionin sportiv me menaxhimin e detajeve praktike. Nën drejtimin e tij, këto klube jo vetëm që performuan në nivele të larta, por edhe krijuan frymë organizative, ku trajnerët, lojtarët dhe stafi teknik, ndiqnin standarde të qarta dhe vizion të përbashkët.

Në nivel institucional, si pjesë e Bashkisë së Tiranës, ku mbajti pozicione si përgjegjës i sporteve dhe i kujdesit shëndetësor, Dimraj tregoi aftësi befasuese për koordinimin e politikave, menaxhimin e resurseve dhe ndërtimin e sistemeve që ndikojnë direkt tek komuniteti. Shfrytëzoi çdo mundësi për të lidhur sportin, shëndetin dhe edukimin fizik me mirëqenien qytetare.

Roli i tij si zëvendësministër i Arsimit dhe Sporteve, e vendosi në qendër të hartimit të politikave kombëtare. Mbetet pjesë e përgatitjes së strategjive për zhvillimin e sportit, integrimin e veprimtarive fizike në shkolla dhe ngritjen e kapaciteteve të organizatave sportive.

Si anëtar i Këshillit të Arbitrazhit të Lartë Shtetëror dhe pjesëmarrës në institucionet më të larta sportive, Dimraj ishte një zë i fortë dhe i arsyeshëm në vendim marrje, duke siguruar që çdo vendim të merrej mbi baza të qarta, transparente dhe drejtësish.

Në çdo pozicion që ka mbajtur, Dimraj tregoi se drejtimi i suksesshëm nuk është çështje autoriteti të vetëm, por aftësie për të ndërtuar vizion dhe sisteme ku çdo individ, ekip dhe institucion mund të japë maksimumin dhe të lulëzojë brenda një strukture të qartë dhe të qëndrueshme.

Karriera e tij nuk u ndal vetëm në sport. Ka qenë edhe inxhinier në PTT Tiranë, ku shfaqi aftësi menaxheriale dhe teknike, duke kombinuar organizimin e projekteve me zgjidhjen e problemeve komplekse. Më pas u angazhua në fushën akademike si pedagog në Politeknikumin “7 Nëntori”, duke ndarë dijen dhe eksperiencën e tij me brezat e rinj, duke kultivuar profesionalizëm dhe pasion për disiplinat teknike dhe organizative.

Roli i tij si president i Federatës Shqiptare të Sportit Shkollor tregoi vizionin për zhvillimin e sportit tek të rinjtë dhe rëndësinë e edukimit fizik në formimin e karakterit dhe shëndetit të tyre. U bë figurë kyçe në formulimin e politikave sportive në shkolla dhe në ngritjen e strukturave, që mbështesin talentin dhe disiplinën.

Trashigimia që shkruhet

Përveç angazhimit pedagogjik, Dimraj ka lënë gjurmë edhe si autor. Librat, artikujt dhe studimet janë trashëgimi intelektuale, që reflekton përvojën e pasur në sport, menaxhim dhe edukimin fizik. Ka shfrytëzuar çdo mundësi për të dokumentuar njohuritë, për t’i dhënë strukturë teorisë dhe për të ndihmuar profesionistët e ardhshëm, që të kuptojnë lidhjen mes praktikës dhe shkencës.

Trashëgimia e tij shkruhet çdo ditë, jo vetëm në letër, por edhe në programet dhe metodat që studentët dhe sportistët ndjekin, në institucionet ku ka punuar dhe në frymën që ka krijuar rreth disiplinës dhe profesionalizmit. Çdo libër, çdo leksion, çdo studim akademik, është një gur i vendosur në themelin e dijes që do të mbijetojë.

Angazhimi i Rauf Dimrajt është dhënë në tekstet e edukimit fizik dhe metodologjisë së stërvitjes, që përdoren si udhëzues mësimor në programet universitare të sportit dhe edukimit fizik. Artikujt shkencorë në revista akademike dhe botime speciale që trajtojnë menaxhimin, drejtimin dhe organizimin e sportit dhe edukimit fizik. Materialet që lidhin teoritë shkencore me përvojën praktike të sporteve dhe punës me ekipet, që frymëzojnë profesionistët e rinj të fusha.

Trashëgimia e tij mbetet jo vetëm në libra, por edhe në botimet, studimet që kanë formuar baza për programet akademike dhe praktikat moderne të mësimdhënies dhe të drejtimit në sporte, duke krijuar urë mes disiplinave dhe shkrimeve pedagogjike.

Çfarë e bën këtë njeri të jashtëzakonshëm është se ai nuk kërkon lavdi për veten. Ai qëndron në themel, duke mbajtur strukturën, duke garantuar funksionimin e gjithçkaje dhe duke u bërë frymëzim për të gjithë. Është shembulli i figurës që, pa të cilën, shumë projekte dhe institucione nuk do të kishin stabilitetin dhe suksesin që kanë sot.

Në çdo pozicion që ka mbajtur, ka treguar se shtylla më e fortë, nuk është ajo që duket në publik, por ajo që qëndron e palëkundur pas sukseseve. Kështu ka mbajtur gjithçka në këmbë dhe duke i dhënë forcë vizionit, strukturës dhe njerëzve që e rrethojnë. Ky njeri është simboli i përgjegjësisë, i integritetit dhe i vizionit që nuk shembet, një shtyllë e vërtetë që mban gjithçka.

Një emër që nuk mbyllet

Disa emra mbeten në dokumente, ose në kujtesën e atyre që i njohin. Por Rauf Dimraj nuk mund të mbyllet. Është më shumë se një person. Është simbol i vizionit, përgjegjësisë dhe pasionit të pakufi për sportin, arsimin dhe shëndetin publik. Çdo institucion ku ka punuar, çdo student që ka ndihmuar të formohet, çdo ekip që ka drejtuar, e ka bërë atë pjesë të përhershme të historisë së komunitetit dhe të trashëgimisë kombëtare.

Rauf Dimraj është një portë e hapur, një histori e shkruar me jetë, përkushtim. Emri i tij nuk mbyllet, sepse çdo gjë që ka ndërtuar, çdo frymëzim që ka dhënë dhe çdo rrugë që ka hapur për të tjerët, është trashëgimi e përjetshme. Është një karakter i pathyeshëm, por i qetë. Një personalitet serioz, por i ngrohtë.

Pa e tepruar, e trajtoj si legjendë e gjallë e drejtimit, pedagogjisë dhe autorësisë, portret që mbetet gjithmonë pikë referimi, një model dhe një frymëzim. Çdo projekt që ka nisur vazhdon të rritet, çdo metodë që ka zhvilluar, vazhdon të përdoret dhe çdo frymëzim që ka dhënë, vazhdon të ndikojë tek pasardhësit. Është profil që mbetet gjithmonë model i përgjegjësisë dhe profesionalizmit.

Rauf Dimraj nuk është histori, që mbaron me një përvjetor. Është vazhdimësi. Është ai lloj njeriu që nuk e mbyll kapitullin, por e hap atë për të tjerët. Në historinë e sportit shqiptar, emri i tij nuk është vetëm i rëndësishëm. Është themelor. Sepse ai nuk ka qenë vetëm pjesë e kësaj historie, por nga ata që e kanë shkruar.

Trashëgimia e Rauf Dimrajt nuk mbyllet. Është e gjallë tek studentët dhe sportistët, tek çdo vendim i marrë në institucionet që ka ndërtuar, tek çdo ide që frymëzohet nga shembulli i tij. Dimraj është emër që nuk shuhet, dritë që frymëzon dhe nxit shpresën, besimin.

Historia e tij na mëson, se drejtuesi i vërtetë nuk matet me tituj apo privilegje, pedagogu i vërtetë nuk matet me fjalë të bukura dhe autori i vërtetë nuk matet me faqet e shkruara. Njësia matëse është trashëgimia që lë pas, shtyllat që ngrejnë dhe themelet që hedhin.

Dhe Rauf Dimraj është emër që fluturon mbi histori, që nuk mbyllet, vizion që vazhdon, trashëgimi që nuk ndërpritet. Rauf Dimraj është rruga ku frymëzmi takon veprën. Rauf Dimraj është dhe do të mbetet një jetë mes valëve të sportit dhe dritës së edukimit.

Rauf Dimraj, është spala në orkestrën e sportit shqiptar, tingull që nuk shuhet, ritëm që vazhdon të udhëheq. Dhe kur historia e sportit shqiptar të shkruhet me të gjitha dimensionet, Rauf Dimraj do të jetë aty. I gdhendur jo vetëm në faqe librash, por në zemrat e atyre që besojnë, se madhështia ndërtohet me punë, karakter dhe dashuri.