Itali, 4 korrik 2014 – Thuhet se Raul Bova po shijon një romancë të re me një aktore spanjolle, ndonëse kanë diferencë në moshë. Edhe kjo lidhje nuk po shihet me një sy të mirë, pasi mes tyre ka pasur edhe shumë zënka, të cilat janë bërë publike. 

Disa muaj pas divorcit me Chiara Giordano, aktori Raul Bova po përjeton një romancë me aktoren spanjolle, Rocío Muñoz Morales.

Për të thuhet se është shtatzënë, ndonëse lajmi as nuk është mohuar dhe as nuk është pohuar nga asnjëri. Nga mediat rozë thuhet se ditët e fundit, ata kanë pasur një zënkë të fortë, madje në praninë e një mikut të tyre.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/