Turistët janë mrekulluar në një zonë turistike në Kinën qendrore ndërsa përpara syve iu doli një pamje e rrallë e një ‘deti të reve’ që zbrisinin në mal dhe ngjasonin si një ujëvarë.

Pamjet spektakolare të reve të mbledhura në majën e malit që rrëshqisnin poshtë duke krijuar imazhin e një ujëvare  janë filmuar në pikën turistike të Shennongjia, e njohur për pyjet dhe malet e saj mahnitëse.

"Deti i reve" ka ardhur si rezultat i reshjeve të mëdha dhe dukuria “ujëvarë” shihet rrallë në këtë zonë.

Pamja e pazakontë ka qëndruar rreth 4 orë duke iu dhënë mundësi vizitorëve që ta filmonin dhe fotografonin.