Një zjarr i madh ka shpërthyer në një stacion të madh treni në Paris, ku policia raporton “incidente të papranueshme” përpara një koncerti aty pranë. Stacioni Gare de Lyon u evakuua, me pamjet që tregonin makina dhe motore në flakë.

Më herët, kundërshtarët politikë të qeverisë së Republikës Demokratike të Kongos kishin bërë thirrje që performanca e muzikantit Fally Ipupa në sallën Bercy, pranë vendit ku ndodhi incidenti, të mos lejohej. 

Një re e madhe tymi ishte e dukshme sipër stacionit dhe tymi u pa gjithashtu brenda metrosë Gare de Lyon dhe stacionet hekurudhore periferike. Disa nga pamjet tregonin se zjarrfikësit që po ndaloheshin të shuanin flakën.

Policia tha se kjo ishte “sjellje skandaloze” dhe kërkoi që zjarrfikësit të lejoheshin të bënin punën e tyre. Policia më vonë tha që 23 persona ishin arrestuar dhe 54 persona ishin gjobitur për pjesëmarrje në një protestë të ndaluar.