Mediat shtetërore iraniane kanë raportuar se është nisur një sulm ndaj Dubait. BBC shkruan se, katër të plagosur janë shënuar pas sulmit në Palm Jumeirah.
Nga pamjet e publikuara nga një dëshmitar okular shihet një re tymi pranë hotelit Fairmont The Palm në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe ka thënë se ka kapur një valë të re raketash dhe dronësh iranianë, sipas raporteve të Agjencisë së Lajmeve të Emirateve të cituara nga Reuters.
Media ndërkombëtare shkruan se, nuk është e qartë saktësisht se çfarë po synon Irani, por ekziston një prani ushtarake amerikane në vend. Palm Jumeirah është një arkipelag i krijuar nga njeriu i njohur për hotelet e tij luksoze.





