Kryeministri Edi Rama ka ndarë me miqtë e rrjeteve sociale një foto familjare të ndërimit të viteve. 

Familja e kryeministrit festoi këtë fillim viti në Tiranë. Në foton e publikuar prej tij tregonte gjithë familjen duke iu gëzuar spektaklit të dritave në qiellin e Tiranës, në hyrje të vitit të ri. 

Më tepër nga atmosfera festive në familjen kryeministrore ka zbuluar Rea Xhillari, vajza e Linda Ramës. 

Ajo ka publikuar dy foto krah nënës së saj, ku lumturia duket qartë.