TIRANE – Aleanca Kuq e Zi ka dënuar ashpër dënimin e katër shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët u dënuan nga gjykata me një vit burg nën akuzën për nxitje të urrejtjes racore dhe prishje të rendit kushtetues.
Sekretari Organizativ i AK-së, Redi Rama, ka akuzuar autoritetet diplomatike të Tiranës zyrtare se nuk kanë reaguar asnjëherë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në trojet e tyre etnike.
“Aleanca Kuq e Zi shpreh keqardhjen që diplomacia e gjunjëzuar e shtetasit Sali Berisha nuk i doli kurrë për Zot dhe në mbrojtje të bashkëkombasve tanë në trojet e tyre etnike. Në Shqipërinë veriore shqiptarët kërcënohen për themelim të “Republika Sërbska’s”, në Shqipërinë jugore me qindra shqiptarë nuk lejohen të kalojnë kufirin nga policia tekanjoze e Greqisë, në Shqipërinë juglindore shqiptarët arrestohen dhe kërcënohen dhe dënohen me burg për vizatimin e hartës së Shqipërisë etnike. Çfarë bën shteti shqiptarë për bashkëkombasit e tij, vetëm hesht dhe asgjë më shumë. Shqiptarët pas një shekulli pavarësi vijojnë të trajtohen si mos më keq dhe kjo si rrjedhoje e një qeverisje aspak dinjitoze dhe që mbi të gjitha nuk përfaqësohen interesat e shqiptarëve por ato të haraçeve dhe pazareve të pista”,- tha Rama.