E ftuar në emisionin “E diell”, shkrimtarja Rita Petro tha se kënga me të cilin Elvana Gjata konkkuroi në festivalin e fundvitit, nuk i bëri përshtypje.
Rita Petro ishte pjesë e jurisë në festivalin e fundvitit 2019, ku do të zgjidhej kënga që do të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion dhe midis Arilena Arës dhe Elvana Gjatës, vota e saj ishte për Arilenën.
“Më pëlqen Elvana, është shumë energjike. Por, në atë rast, në atë festival ku gjykohet kënga, motivet e këngës së saj ngatërroheshin. Mund të mos jem specialiste, por kënga në fund të fundit është bërë për njerëzit e zakonshëm. Të them të drejtën edhe si muzikë, edhe si tekst nuk më bëri përshtypje. Ne po votonim për atë festival, nuk ishim duke votuar as për Arilenën as me Elvanën”, tha ajo para Manushit.
Më tej, shkrimtarja u shpreh se pas festivalit nuk ka pasur kontakte me asnjë prej këngëtarëve, sepse sipas saj janë në fusha krejt të ndryshme.





