Kryeministri Edi Rama, reagimin e parë pas takimit me aleatin Ilir Meta, e ka menduar si thumb për rivalin e tij Lulzim Basha dhe aleatët e këtij të fundit.
Ai ka postuar një foto në profilin e tij në “Facebook” ku shfaqen Basha dhe kreu i PDK-së Nard Ndoka, aktualisht pjesë e koalicioni opozitar. Por sipër fotos edhe një tekst: “E gjeni dot dikë që ju sheh, siç sheh Nardi Lulin”.





