Pas humbjes së dhimbshme të Kosovës në finalen e playoffit të Botërorit me Turqinë që ndërpreu ëndrrën e bukur të Dardanëve, reagoi edhe presidentja Vjosa Osmani.
Kjo e fundit nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook dha një mesazh inkurajimi dhe krenarie për atë çfarë futbollistët e Kosovës dhanë në fushën e lojës.
‘Dardanët e zemrave tona! Më afër Botërorit se kurrë, por me sukses që mbetet i gdhendur në faqet e historisë gjithsesi. Ajo që na dhanë sonte është më e madhe se një fitore: na dhanë krenari dhe emocion pa fund, por mbi të gjitha, bashkuan një komb të tërë, në Kosovë, Shqipëri e kudo që ka shqiptarë! Sonte zemrat tona rrahën si një. Përgjithmonë me ju Dardanë!’, shkruan presidentja Osmani në postimin e saj.






