DURRËS, 24 tetor 2014–  Ja ku mbërrijnë edhe reagimet e para të shtypit europian përsa i përket vendimit të UEFA-s në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri. "UEFA legjitimoi dhunën dhe racizmin", është titulli më kuptim plotë që vjen nga media italiane "Toscana News". "Serbia shpërblehet me fitore", raporton televizioni britanik, ITV. "Serbisë iu dha fitorja, por i humbi pikët", shkruan "Sport24". "UEFA e butë për serbët", shkruajnë mediat në Kroaci. "Vendimi i UEFA-së, të gjithë humbës", "La Gazzetta Dello Sport". "Serbia shpërblehet me fitore për dhunën në ndeshjen për 2016", raporton BBC.