Pas vrasjes së studentes së Drejtësisë Ariela Murati në Tiranë, mesazhe të shumta mbushën dje rrjetet sociale. Ngjarja e tmerrshme, që përfundoi me ekzekutimin e 21-vjeçares vetem pse refuzoi autorin që e dashuronte dhe kërkonte të lidhej me të, ka prekur në masë opinionin publik. Një prej tyre është edhe moderatori Ardit Gjebrea.

Me një postim në faqen e tij në “Instaram” ai ka shprehur dhimbjen për gjithë çka ndodhi, duke postuar një foto të viktimës me lule ne duar dhe poshtë një shënim shumë domethënës: “Sorry Ariela”.

 

Sorry Ariela!!! 

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea) on