Ishte pikërisht minuta e 72′ ku Arturo Vidal u zëvendësua për t’i bërë vend Kristian Eriksenit, por mesfushori kilian nuk e mori mirë këtë zëvendësim ku i’u kthye Antonio Kontes me fjalët “Përse vetëm numri 22”.Sipas të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, Vidal nuk do të gjobitet nga klubi i Interit pas atij veprimi. Kësaj rradhe i shpëton paq Vidal, pasi herën e parë që u gjobit nga klubi ishte pas ndeshjes ndaj Realit të Madridit ku mesfushori 33-vjeçar doli me karton të kuq.