11 maj 2015 –  Arbër Braho, i biri i deputetit Spartak Braho, njëkohësisht nënkryetar i Bashkisë së Durrësit rrëzon deklarimet e policisë së Tiranës. Ai reagoi publikisht sot në mbrëmje, duke thënë se kërkon ballafaqim me punonjësit e policisë që e kanë kallëzuar. Sipas tij, nëse policia nuk ka fakte për atë që pretendon, do të kërkojë ndjekje penale.

Sipas policisë, Braho ka qenë duke lëvizur me një makinë “Hunday” mëngjesin e 8 majit, përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe veçse ka hyrë në dy semaforë me të kuqe, nuk i është përgjigjur kërkesës për të bërë testin e alkoolit.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”