Ylli portugez i skuadrës së Juventusit, Cristiano Ronaldo ka folur sërish për akuzat për përdhunim ndaj amerikanës, Mayorga. Ai ka theksuar se ndihet shumë keq dhe kjo ka ndikuar së tepërmi edhe në familje ku mami dhe motrat janë shumë të zemëruara. 

“Unë e kam mohuar fuqishëm akuzën. Sigurisht, kjo histori po ndërhyn në jetën time. Kam një partnere, katër fëmijë, një nënë në moshë, motrat, një vëlla, një familje, me të cilët jam shumë i afërt. Për të mos përmendur reputacionin tim. Imagjinoni se çfarë do të thotë kur dikush ju akuzon për përdhunim, nëse jeni shembull për të tjerët. Unë e di se kush jam dhe çfarë bëra. E vërteta do të dalë një ditë. Dhe njerëzit që më kritikojnë, ose kërkojnë ta ekspozojnë jetën time sot, që e bëjnë këtë si në një cirk, do ta shohin të vërtetën. Pasi doli në media kjo histori, i dhashë shpjegime partneres aktuale, birit tim, Cristiano Jr. Ai është shumë i ri për të kuptuar, ndaj i vjen keq për mua. Nëna dhe motrat e mia janë të habitura dhe në të njëjtën kohë shumë të zemëruara. Eshtë hera e parë që i shoh në këtë gjendje”, tha Cristiano Ronaldo.