1 tetor 2015 – Ismail Morina i njohur si Ballisti ka shprehur keqardhje për vendimin q ëka marrë Federata Shqiptare e Futbollit që ai të mos jetë i pranishëm në ndeshjen Shqipëri – Serbi.Ai ka thënë se FSHF do të bënte më mirë që këtë vendim mos ta bënte publik, por pavarësisht kësaj ai i dëshiron suksese Kombëtares.“Unë nuk jam terrorist dhe nuk do të përleshesha me huliganët serbë në Elbasan Arena, prandaj më vjen shumë keq që jam ndaluar të jem i pranishëm në stadium për të parë ndeshjen 8 Tetorit”.“Do të ishte më mirë që FSHF së bashku me Policinë të mbanin të fshehur këtë vendimin duke mos e bërë publike. Megjithatë unë i uroj suksese kombëtares përballë serbëve dhe kualifikim në Europian”, ka thënë Ballisti për Java News

Edhe pse nuk e pranojë zyrtarisht, vendimi i FSHF duket se ka ardhur pas presionit të Serbisë, që njeriu që ngriti dronin, që solli më pas humbjen në CAS të mos jetë i pranishëm në stadium.

/portali DurresLajm/