Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së fundit të kryeministrit Edi Rama, i cili ftoi kreun e opozitës Lulzim Basha për dialog.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se Rama paradite vendos kushte për dialogun, kurse pasdite shkruan se është i hapur për dialog dhe vendin dhe orën mund ta zgjedhë vetë Basha. Për këto veprime, Berisha e quan Ramën si cullak që shkruan me stil ordineri dhe jo si një kryetar qeverie. Berisha i ka bashkangjitur këtij statusi edhe një fotomontazh të Ramës ku duket pa dhëmbë.
Statusi i Berishës:





