Një ditë pas protestës së opozitës, e cila zgjati deri në orët e para të këtij mëngjesi, ka reaguar ish-kryeministri i vendit Sali Berisha.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, bashkangjitur me pamje nga protesta, Sali Berisha ka falënderuar të gjithë protestuesit ndërsa e ka cilësuar këtë tubim si “cunam” që plagosi për vdekje “kryehorrin e Shqipërisë dhe bandën e horrave të tij”, duke iu referuar kreut të qeverisë Edi Rama.

“Cunami i jashtezakonshem qe ushtoi ne te gjithe boten dhe qe plagosi per vdekje Kryehorrin e Shqiperise dhe banden e horrave te tij! Nderim kryengritesve per heroizmin e tyre! Rama ik! Fitore!! sb”, shkruan Berisha.