TIRANË-Pasi u bë publike lista me zyrtarët që nuk kanë paguar taksën e regjistrimit të automjetit, i menjëherashëm ka qenë reagimi i deputetit socialist Erjon Braçe.
Në një prononcim në rrjetin social, "Facebook", Braçe duke e cilësuar me ironi këtë si skandal, shton se për makinën e tij nuk ka asnjë taksë regjistrimi.
“Erjon Braçe nuk ka paguar taksat ejjjj! Uf ça skandali! Sa skandal i madh!! Po çfarë taksash? Taksën e regjistrimit të makinës!! Po a ka taksë për makinën e tij? Joooooooo! Kështu thotë ligji. Taksa është vetëm 200 lekë të reja në vit për tre vitet e para të një makine të re!! Makina ime ende nuk i ka mbushur 3 vite!!”, shprehet Braçe.
Emri i deputetit listohej së bashku me dhjetra zyrtazë të lartë në listën e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor.
Më tej Braçe fton që listat të verifikohen drejt.
Po a paguan taksa Erjon Braçe? Poooooooo! Taksë pastrimi, gjelbërimi, prone, pastaj edhe për TVSH-në e Saliut, pastaj taksë rroge, TVSH, etj etj!! Po i ftoj të gjithë të bëjnë një verifikim pavaresisht meje se a i paguaj unë këto taksa!! Ikni e verifikojini!”.