Pas dorëzimit të formularit të dekriminalizimit në KQZ, Edlira Hyseni, kandidate e LSI-së në qarkun Durrës, ka reaguar duke njoftuar publikisht se do ta pranojë mandatin e deputetes, që mbase rastësia siç thotë ajo, a mbase diçka më shumë, e solli si mundësi reale në udhën e saj.
Përmes një postimi në “Facebook”, publikuar vetëm pak minuta më parë, Hyseni teksa rendit arsyet që e shtynë drejt këtij vendimi, tregon edhe këshillën që mori nga djali i saj 19-vjeçar.
REAGIMI I PLOTË I HYSENIT:
"Ti mam, duhet ta pranosh ate mandat, sepse partite i bejne njerezit e kush te njeh, e di se ti zgjedh me zemer, se ti ke ngritur nje jete mbi punen" – : me tha Kevin, im bir, vetem 19 vjec. Kevin me tregoi edhe kete here, se femijet tane jane nje brez i bukur, mbushur plot besim e shprese, nje brez qe meriton te zgjedh te ardhmen e tij ne Shqiperi !
Po, une do ta pranoj mandatin per deputete e Qarkut Durres ne Kuvendin e Shqiperise, qe mbase rastesia a mbase dicka me shume e solli si mundesi reale ne udhen time.
Do ta pranoj, sepse besoj qe ndryshimet vijne me njerezit, dhe nese nuk nisim te gjithe nga pak te bejme ndryshimin qe presim, nuk mund te ankohemi per askend tjeter!
Do ta pranoj, sepse u kam kerkuar mbeshtetje dhe vote cdo bashkeqytetarit tim kam njohur e takuar, duke u premtuar te isha nje prej tyre, kudo te shkoja dhe cfaredo mundesie te me jepej per me shume!
Do ta pranoj sepse besoj tek demokracia, liria dhe respekti i vullnetit te cdo pale, kur me vote kane zgjedhur e vec me vote le te vij ndryshimi!
Do ta pranoj, me shpresen per te dhene sadopak besim tek brezi im, qe enderruam vertet nje Shqiperi si gjithe Evropa, studiuam, punuam, pritem dhe sot po hedhim syte drejt emigrimit!
Do ta pranoj, sepse besoj tek mirenjohja dhe miqesia e kjo zgjedhje ka lidhje dhe me te !
Do ta pranoj per dashurine e pafundme qe kam per Durresin tim dhe per krenarine e origjines time came!
E pranoj kete angazhim si nje pune, nje pergjegjesi, nje deshire, nje sfide dhe i lutem Zotit te me ndihmoje per te nderuar veten dhe te gjithe ju qe besoni tek une!
Une nuk di te them sa e meritoj kete privilegj, sa do mundem ta bej mire, por nese mendja, zemra e profesioni im do sherbejne sado pak ne te mire te ketij vendit tone dhe do inkurajojne njerezit si une e me te mire se une, te afrohen tek politika, do them se kjo zgjedhje ka vlejtur!
Uroj t’ju kem krahe e mbeshtetje, pertej cdo ngjyre apo bindje politike, sic keni qene perhere ne perpjekjet e mia, per nje jete me te mire ne qytetin qe duam, ne keto 4 vite perfaqesie ne Keshillin Bashkiak te Durresit.
Dhe … Opozitare kam lindur, politikane s’e di ende …
KUSH ËSHTË HYSENI, DEPUTETJA MË E RE QË PRITET T'I BASHKOHET PARLAMENTIT SHQIPTAR
Edlira Hyseni vjen nga një familje intelektuale, me origjinë nga Çamëria. Ajo ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik të Tiranës, për t'u zhvendosur më pas dhe jetuar 10 vite në Itali. Është diplomuar në Universitetin e Firenzes, Itali me rezultate të shkëlqyera, si studente ekselence në Shkencat Ekonomike.
Pas përvojës akademike me rezultate ekselente, Znj. Hyseni ka një përvojë karriere po aq të suksesshme, që e ushtron në qytetin e saj, Durrës. Ajo drejton me sukses studion e saj private si eksperte kontabël. Mban titullin e lartë Eksperte Kontabël e Regjistruar/Audituese dhe është anëtare e Insititutit të Ekspertëve Kontabël të Rregjistruar “IEKA”, prej 2010*S e në vazhdim. Në fushën e shkencave ekonomike dhe kontabilitetit, ajo mban një sërë kualifikimesh ndërkombëtare.
Edlira Hyseni është angazhuar në politikë në LSI Durrës, duke përfaqësuar në logon e kësaj partie, zërin dhe interesat e qytetarëve durrsakë prej 2015-ës, si Anëtare e Këshillit Bashkiak, Bashkia Durrës. Znj. Hyseni ka spikatur si një nga zërat më aktivë dhe me integritet, përgjatë 2 viteve në Këshillin Bashkiak, për të mbrojtur interesat e qytetarëve që i kanë dhënë besimin, duke bërë të mundur kështu, realizimin e një sërë projektesh për komunitetin dhe duke arritur disa nga objektivat e forcës politike që ajo përfaqëson “Durrësi, një qytet social”.
Prindërit janë miqtë e saj më të mirë, modeli në jetë dhe mbështetja më e madhe në rrugëtimin e saj. Djali 19-vjeçar Kevin, ka ecur në gjurmët e mamasë, si student ekselence dhe është krenaria e saj. Ajo zotëron shumë mirë 3 gjuhë të huaja (Anglisht, Italisht dhe Frëngjisht).





