DURRES – Menjëherë pas alarmit për bombë në Pallatin e Kulturës në Durrës, alarm që rezultoi i rremë, ka reaguar kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.
Sipas Idrizit “kjo ngjarje që u regjistrua gjatë takimit të PDIU-së dhe shoqatës “Çamëria” është një tentativë për të penguar rezolutën. Këto metoda nuk mund ta ndalojnë rezolutën”.
Kreu i PDIU-së bëri të ditur se anëtarët e komunitetit çam nuk u larguar nga vendi ku ishte programuar të mbahej takimi, por e vazhduan aktivitetin, menjëherë sapo policia deklaroi se alarmi kishte qenë i rremë.
PDIU kishte programuar të zhvillonte pasditen e së enjtes, në orën 17.00, një takim në mbështetje të rezolutës çame të hartuar nga kjo parti dhe të paraqitur për miratim në parlament. Gjatë takimit do të nënshkruhej peticioni për miratimin e rezolutës.