POGRADEC, 28 shkurt 2013- Kreu i Komisariatit të Pogradecit Arianit Arapi shprehet se nuk është marrë në mbrojte nga policia dhe ndodhet në krye të detyrës.

I kontaktuar me telefon nga mediat, kryekomisari i Pogradecit theksoi se vijon të qëndrojë në krye të detyrës dhe nuk ndihet i kërcënuar nga askush.

Arapi u shpreh se nuk ka lidhje me atë që po përflitet në emër të tij, për marrjen e kërcënimeve. 

Kryekomisari i Pogradecit shprehet, se gjithcka për sqarimin e kësaj situate ia le organeve të hetimit. 

Arianit Arapi punonte si shef krimesh në komisariatin nr. 6, në kohën kur Dritan Lamaj, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz, qëndronte në krye të ketij komisariati. 

Arianit Arapi, ka qenë në jo pak raste prezent, kur kryekomisar Lamaj ka pasur përplasje me biznesmenin Arben Frroku, i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e Lamaj.