Nertila Marku, motra e këngëtares Gugu dhe ish-zëdhënëse e Nard Ndokës, ka reaguar ashpër ndaj politikanëve të PS-së.

Ky reagim vjen fill pas një statusi të dy ditëve më parë, ku Nertila me fjalë të rënda kritikoi kryeministrin Rama për komentin e ‘vezëve dhe mitrës’ ndaj deputetes së PD-së.

Ndërkohë që sot u është përgjigjur të gjithë atyre që e ofenduan për statusin e mëparshëm.

Statusi i sotëm

“Oh sa më kënaqët more meshkuj politikseksualisht, duke më qujt k***vë nëpër komente gazetash! Ja pra, u bëra për një ditë k***va që mbrojti mitrat e nënave e motrave tuaja! U bëra një ditë, k**va që mbrojti këto nëna nga dashnoret e taksave tona! E di ç’të bëjnë k***vat? Të rrjepin xhepat! Atëherë, kush janë k***at që po shkatrrojnë e rrjepi shqiptarët? Po i rrjepin, po fusin sherr moral edhe në “familje”, duke ju bërë që të viheni kundër motrave tuaja,vëllezërve,njëri-tjetrit!

Dje vendosa që “vezën e përfaqesimit”, ta kap në ajer, ta “fus në mitrën” time të reagimit radikal, dhe disa prej jush vendosin që politikisht vezën ta transformojnë në organ mashkullor, që të jem një motër, nënë, bashkëshorte shqiptare k***vë! Se shumica më kishit komentuar si vajzë beqare që më është shkatrru mitra e s’bëj fëmijë. Unë kam një fëmijë si drita e diellit, për të cilën do luftoj që e ardhmja e saj të mos jetë si jeta ime dhe e juaja në ktë vend. Që në të ardhmen ajo ta degjoj sa më pak fjalën k****vë për gratë e këtij vendi!”, shkruan ajo.

Statusi i mëparshëm

“E Tmerrshmeeeeeee…
Si ishte kjo? “Merre vezen e fute në mitër?”
Do kisha një përgjigje: Mitra e sat ëme, e spermatizuar nga një komunist, ka pjellë një zog ku**e nazi-fashist, që guxon të dhunojë figurën e femrave sa herë përballet apo jeton me to.
Zoti Kryeminister, “hiqi nga mendja kohët kur i fusje ne mitër peshqit bashkjëtueseve, për të eksperimentuar pas vizave të miellit!”
Falë Zotit, janë bërë nëna!
Përfaqsues, i majtë apo i djathtë, që guxon me ofendu deri në këtë pikë dinjitietin e grave shqiptare, gra përfaqësuese etj, duhet të shkojë në të s’ëmës orë e më parë!
Mirë ashtë me u çu tana gratë shqiptare në prostestë, me i tregu cdo politikani, të majtë apo të djathtë, qe i ka pjell mitra e një nane dhe në emër të asaj mitre, ca pjella të liga në parlament, nuk mund të marrin në qafë të ardhmen e pjellave tona të pafajshme!
Sa inat më vjen qe ai Parlament ka aq pak gra të forta, që me u cu tana bashkë, të majta e të djathta, me i zhduk ato spermatozoidë nga Parlamenti, se po pllenojnë vetëm frikë, varfri, injorancë e krim në këtë vend!
Unë nuk protestoj “JASHTË KRIMINELËT”,se ka nga ata që bahen “kriminelë”, duke mbrojt mitrën e një vajze, nderin e një vajze…
Unë them:” JASHTË PERVERSET, KU***RET PUBLIKE, DROGAXHINJTË DHE HAJDUTËT!”