Ditën e sotme është bërë publike ndarja e këngëtares së njohur Jonida Maliqi me bashkëshortin e saj prej 17 vitesh, biznesmenin Gent Prizrenin.

Pak orë më parë, Jonida ka thyer heshtjen pas publikimit të një fotoje të saj në Instagram, me mbishkrimin: Kur nuk ka mbetur më asgjë për të thënë, ngije kokën lart, qesh dhe ec përpara.

Ndërkohë, zgjidhja e martesës së tyre pritet të vendoset nga Kastriot Gramshi, gjyqtar pranë Gjykatës së Tiranës.

Maliqi dhe Prizreni janë prindër të një djali.