Ndërkohë që shumë persona të afërt me Britney Spears, përfshirë motrën e saj Jamie, kanë reaguar për rrëfimin e saj tronditës para gjykatës pak ditë më parë rreth kujdestarisë së babait, të gjithë janë kuriozë të dinë qëndrimin e nënës së këngëtares.
Lynne Spears, e cila është divorcuar me babain e këngëtares në vitin 2002, ka folur për herë të parë në një lidhje telefonike me “The New Yorker” duke thyer kështu heshtjen.
“Kam ndjenja të përziera për gjithçka. Nuk e di çfarë të mendoj. Ka shumë dhimbje, shumë shqetësim. Jam mirë. Jam mirë në shmangien e gjërave”, është shprehur mamaja e yllit të muzikës Pop.
Gazetarët kanë treguar se Lynne nuk ka preferuar të japë shumë detaje në lidhje me çështjen e kujdestarisë. Kjo ishte përgjigjia e parë publike e saj për betejën ligjore të Britney-t, megjithëse ka shprehur mbështetjen për të ndër vite.
Ndërkohë Jamie Spears i ka dalë në mbrojtje Britney-t, ku tha në një video të publikuar në Instagram se nuk ka folur më parë, pasi i takonte vetë Britney-t që të tregonte të vërtetat mbi jetën e saj





