Policia e Durrësit ka dalë me një reagim zyrtar pas plagosjes me armë zjarri të regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Durrës.

Sipas policisë, shtetasi M.S është qëlluar me dy plumba nga fqinji i tij, dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Po sipas policisë, ngjarja është regjistruar pas një konflikti të çastit dhe autori i dyshuar është shtetasi G.K.

Ky i fundit dyshohet se është ankuar për zhurmën që vinte nga banesa e 40-vjeçarit dhe pasi i ka shkuar në banesë e nuk i është hapur dera, ka qëlluar me 3 plumba në drejtim të të plagosurit, 2 prej të cilave e prekën në trup.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Në lagjen nr 4 në Durrës, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi G.K, 50 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin M.S, 40 vjeç, (komshi), i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili pas plagosjes së shtetasit M.S, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes do të ketë njoftim të dytë.

Pamjet nga vendngjarja: