Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale për protestën e studentëve, ndërsa ka sulmuar ashpër Gent Strazimirin, që sipas tij, ky i fundit ka urdhëruar arrestimin e studentëve që kundërshtojnë militantët e PD-së.
Sipas shefit të ekzekutivit, me urdhër të Strazimit janë lëshuar një lumë fyerjesh për studentët, të cilët po largojnë militantët e Partisë Demokratike nga radha e protestës.
REAGIMI
“Interesant! Kadri Strazimiri (ai i kobures tek lodrat e liqenit) kërkon arrestimin e studentëve që s’duan militantët e PD në protestë, e u adreson fyerje lumë pse përzënë “të vobektit” që u çon Kadri Kamza për tarifat e shkencës. Qimet i kanë lënë po zakoni u del veç me shpirtin”.
Reagimi vjen si përgjigje e një postimi në “Facebook” i deputetit demokrat Gent Strazimiri: Kur të të vijnë tek zyra i numëron me terezi sa janë fiks… ti veç prit aty, mos ik! Tik tak…tik tak…tik tak….





