Erion Veliaj ka reaguar përsëri nga qelia e burgut në Durrës në lidhje me akuzën që i është bërë nga SPAK, pas së cilës ai u vu në pranga. Veliaj thotë se prokurori i SPAK Olsi Dado e akuzon se “janë deklaruar si të ardhura edhe dietat për t’u shpenzuar jashtë shtetit në takimet zyrtare, si dhe biletat e udhëtimit për jashtë shtetit, të cilat duhet të blihen nga Autoriteti Kontraktor, Bashkia Tiranë nëpërmjet procedurës së prokurimit publik. Ndodhur në keto kushte, lind pyetja kush ja ka mbuluar shpenzimet jashtë shtetit shtetasit Erion Veliaj përderisa ka kursyer dietat…”.

Në përgjigjen e tij të gjatë në Facebook, Veliaj thotë se: “Çfarë tmerri të merresh në vitin 2025 me lodrat e një truri si të Sigurimit të Shtetit në vitin 1975! Dhe imagjinojeni që vetë ky klloun, në deklarimin e tij të pasurisë për vitin 2009, deklaron: “Të ardhura të përfituara nga dietat”! Jo vetëm kaq, por në të njëjtin deklarim, Bruce Dado deklaron si të ardhura të tijat edhe shumat e “transferuara nga Këshilli i Evropës për dieta udhëtimi”. S’ka asgjë të keqe në këto, të kuptohemi!”