Vjen dhe reagimi i UEFA-s në lidhje me episodin e shëmtuar të ndeshjes Paris Saint Germain – Basaksehir, që u luajt për vetëm 13 minuta, për shkak të fjalëve raciste (ai djali i zi) të gjyqtarit të katër rumun, Sebastian Coltescu, ndaj ndihmëstrajnerit të ekipit turk, Pierre Webo. Ndeshja do të luhet sot, në orën 18:55, dhe do të nisë aty ku u ndërore, pra nga minuta e 13-të.

“UEFA është në dijeni të incidentit që ndodhi gjatë ndeshjes së Champions League midis Paris Saint-German dhe Istanbul Basaksehir dhe do të kryejë një hetim të plotë. Racizmi dhe diskriminimi në të gjitha format e tij nuk ka vend në futboll”.

Nuk ka munguar as reagimi i klubit parisien në Twitter: “Të gjitha format e racizmit shkojnë kundër vlerave të Paris Saint-Germain, presidentit të tij, stafit të tij dhe lojtarëve të tij”.Edhe klubi i Basaksehirit bëri një vlerësim të asaj që ndodhi në Twitter:

“Gjatë ndeshjes kundër Paris Saint-Germain lojtarët tanë vendosën të mos ktheheshin në fushë për shkak të sjelljes raciste të gjyqtarit të katërt, Sebastian Coltescu, ndaj ndihmëstrajnerit tonë, Pierre Webo. Ne kërkojmë shpjegime publike”.

Rezultati final i sfidës do të ketë pak rëndësi, pasi Leipizgu e ka siguruar vendin e parë ndërsa Basaksehiri është “blinduar” në vendin e fundit.