11 korrik 2015 – Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat nga kryeministria në Beograd, pas sulmit që iu bë në Potoçari.

Ai ka thënë se është munduar të sillet me përgjegjësi dhe ta prezantojë sa më mirë vendin, që sipas tij, ‘serbët gjithmonë kanë ditur ta bëjnë”.

Vucic ka treguar se si ka ndodhur sulmi që sipas tij ishte i organizuar.

“Sapo kam dalë nga fabrika e akumulatorëve, një grup i organizuar i tifozëve ka filluar të më fyejë dhe të bëjë thirrje për vrasjen time. Pas vendosjes së luleve, dhe largimit nga aty ka filluar sulmi i organizuar ndaj meje, duke gjuajtur me mjete të forta në drejtim timin dhe njerëzve të mi”, ka thënë ai, duke falënderuar “djemtë e tij” që e rrezikuan jetën për ta mbrojtur.

“Unë nuk jam fajtor, unë u kam ofruar dorën e pajtimit boshnjakëve dhe këtë do të bëj edhe në të ardhmen”, ka thënë kryeministri serb teksa është përcjellë me duartrokitje në konferencë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/