"El Clasico” i Spanjës, një nga ndeshjet më të bukura dhe spektakolare në futbollin botëror, do të zhvendoset në SHBA. Një shi milionash për dy klubet në fjalë si dhe mundësia për të gjeneruar shifra edhe më të larta nga organizatorët, ka bërë që stadiumi i Majemit të prenotohet për datën 29 korrik, kur do të luhet miqësorja e të cilën amerikanët kanë filluar ta cilësojnë që tani si “SuperBowl” i futbollit.
Amerikanët nuk i bëjnë kurrë gjërat në mënyrë banale, siç ishte ndeshja e futbollit me më shumë spektatorë në historinë e futbollit, miqësorja Mançester Junajtid-Real Madrid e gushtit 2014 që regjistroi 109318 tifozë të pranishëm.“El Clasico Miami”, emërtimi i ri i ndeshjes, do të jetë hera e dytë në histori kur Barcelona dhe Real janë vënë përballë njëri-tjetrit jashtë territorit spanjoll dhe u bindën për të dalë përsëri nga tradita falë pronarit të Majemi Dolfins, Stefen Ros.
Ky i fundit, thjesht u bëri të ditur dy klubeve se do të fitonin 6 milionë euro secili për këtë ndeshje, duke marrë menjëherë një “po” si përgjigje.Për të rifituar shumën e shpenzuar nuk do të jetë e vështirë. parashikohet të hidhen në treg 65 mijë bileta për këtë sfidë, të cilat do të kushtojnë nga 200 dollarë, deri në 1000 dollarë për vendet VIP. Por ky nuk është maksimumi. Paketa ekstraluks shkon nga 900 në 1400 dollarë dhe përfshin edhe akomodimin në një suitë luksoze hoteli.