Spanjë, 23 prill 2014 – Reali i Madridit ka llogari të hapur si me Bajernin edhe me Pep Guardiolën. Motivimi nuk ka për t’u munguar aspak të dyja skuadrave, pasi ka për të qenë një duel me rivalitet historik. Reali pret finalen e parë pas vitit 2002, kurse Bajerni kërkon rekordin: Të mbrojë Champions-in. Reali i Madridit nuk ka humbur asnjë nga 17 ndeshjet e fundit të Champions- it në “Bernabeu” (15 F, 2 B) dhe ndaj Bajernit ka 13 vite që nuk humb në shtëpi. Disfatën e fundit në “Bernabeu” e ka pësuar nga Barcelona e Guardiolës, më 27 prill 2011. Këtë sezon, madrilenët kanë shënuar 16 gola në 5 ndeshje brenda fushe dhe kanë skualifikuar dy ekipe gjermane, Shalken dhe Dortmundin. Bilanci i “galaktikëve” ndaj ekipeve gjermane është: 20 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje. Nga 21 ndeshjet me kualifikim, Reali ka kaluar 13 herë dhe është skualifikuar 8 herë. Kurse seria e fitoreve të Bajernit në transfertë u ndal në Mançester. Pas barazimit të rekordit të Ajaksit me 7 fitore radhazi, bavarezët u ndalën 1-1 ndaj Junajtid. Nga tetori 2012 (1-3 ndaj BATE Borisov), Bajerni nuk ka humbur asnjë transfertë në Champions. Bilanci i bavarezëve me ekipet spanjolle janë: 9 fitore, 6 humbje, kurse bilanci i tyre në Spanjë është: 6 F, 5 B, 10 H. Nga njëra anë, Reali mund të skualifikohet për herë të tretë radhazi nga një ekip gjerman, kurse Bajerni mund të kualifikohet për të tretën herë radhazi kundër një ekipi spanjoll. Së fundmi, Bajerni skualifikoi Barcelonën me rezultat final 7-0. Për Realin e Madridit do të jetë gjysmëfinalja e 25-të në histori nga sezoni 1955-1956. Vetëm 12 herë ata kanë arritur të kalojnë në finale. Bilanci i gjysmëfinaleve është: 12 fitore, 12 humbje. Kurse bilanci i Bajernit në gjysmëfinale është: 10 fitore dhe 5 humbje, pra 10 herë kanë arritur në finale dhe kanë fituar 5 herë kupën. Bajerni dhe Reali do përballen për herë të gjashtë në gjysmëfinale të Champions-it. Bavarezët u kualifikuan në finale në vitet 1976, 1987, 2001, 2012, kurse Reali vetëm në vitin 2000.
BAJERN MYNIH – REAL MADRID
25 prill 2012 (gjysmëfinale)
REAL MADRID – BAJERN MYNIH 2-1 (1-3 P)
14 prill 2012 (gjysmëfinale)
BAJERN MYNIH – REAL MADRID 2-1
07 mars 2007 (1/16-at)
BAJERN MYNIH – REAL MADRID 2-1
20 shkurt 2007
REAL MADRID – BAJERN MYNIH 3-2
10 mars 2004 (1/16-at)
REAL MADRID – BAJERN MYNIH 1-0
25 shkurt 2004
BAJERN MYNIH – REAL MADRID 1-1
10 prill 2002 (çerekfinale)
REAL MADRID – BAJERN MYNIH 2-0
2 prill 2002
BAJERN MYNIH – REAL MADRID 2-1
9 maj 2001 (gjysmëfinale)
BAJERN MYNIH – REAL MADRID 2-1
1 maj 2001
REAL MADRID – BAJERN MYNIH 0-1
9 maj 2000 (gjysmëfinale)
BAJERN MYNIH – REAL MADRID 2-1
3 maj 2000
REAL MADRDI – BAJERN MYNIH 2-0
8 mars 2000 (grupet)
BAJERN MYNIH – REAL MADRID 4-1
29 shkurt 2000
REAL MADRID – BAJERN MYNIH 2-4
16 mars 1988 (çerekfinale)
REAL MADRID – BAJERN MYNIH 2-0
2 mars 1988
BAJERN MYNIH – REAL MADRID 3-2
22 pril 1987 (gjysmëfinale)
REAL MADRID – BAJERN MYNIH 1-0
8 prill 1987
BAJERN MYNIH – REAL MADRID 4-1
14 prill 1976 (gjysmëfinale)
BAJERN MYNIH – REAL MADRID 2-0
31 mars 1976
REAL MADRID – BAJERN MYNIH 1-1
/agjencia e lajemve "Dyrrah"/





