140 milionë Euro për një fanelle. “Adidas” fuqizon financat e Realit të Madritit.Skuadra e Florentino Perez është duke arritur një marrëveshje me firmën e veshjeve sportive “Adidas”, e cila do të jetë sponsor i  fanellave të Los Blancos për 10 vitet e ardhshme. Shuma e përfituar nga kjo marrëveshje pritet  të arrijë shifrat e 140 milionë Eurove në sezon dhe në total për 10 vjet ajo do t’i kalojë ato të 1 miliardë Eurove. Shifra të çmendura që padyshim do të ndryshonin rrënjesisht bilancat në futbollin europian me Realin që do të shtonte akoma më tepër potencialin e tij ekonomik për blerjen e super yjeve.

Nëse palët gjejnë dakordësi mes tyre atëherë skuadra e Zinedine Zidane pritet të kalojë në renditjen speciale klubin anglez Man. United, të cilët vitin e kaluar firmosën një kontratë me “Nike” nga ku do të përfitonin 98 milionë Euro në sezon, duke e shndërruar fanellën e Djajve të Kuq në fanellën më të shtrenjtë por ky duket nje rekord i destinuar per t’u thyer shume shpejt.

“Adidas” është sponsor i disa prej klubeve më të mira nëpër botë, ata verën e kaluar firmosën një akord më skuadrën Gjermane Bayern Munchen. Kontrata me bavarezët do të zgjasi deri në vitin 2030 dhe në total ajo kap shifrat e 900 milionë Eurove. Kontrata mes skuadrës së Realit dhe “Adidas” pritet të firmoset brenda këtij viti dhe skadon në Qershor të vitit 2020.