Gareth Bale po tërheq më shumë vëmendjen për situata që kanë lidhje me jetën e tij personale, duke parë se, të paktën deri tani, sezoni i tij ka qenë për t’u harruar për shkak të dëmtimeve të shumta.

Ylli i Real Madrid, gjithsesi, ka një arsye për të buzëqeshur: marrëdhënia e tij me Emma Rhys-Jones po shkon shumë mirë dhe shumë shpejt çifti do të martohet në Itali, edhe pse akoma nuk dihet me siguri vendi.

Kampioni uellsian po mendon të zhvillojë një martesë të jashtëzakonshme dhe, sipas "The Sun", por kërkon të ketë në festën e tij, por jo si të ftuar, Beyonce-n.

Këngëtarja amerikane ka një tarifë prej 1.5 milionë eurosh për të dhënë shfaqje të tilla, por për ish-lojtarin e Tottenham kjo shifër nuk është një problem dhe duket se ai po negocion me 36-vjeçaren nga Houston për të zyrtarizuar sa më shpejt marrëveshjen.