Spanjë, 8 maj 2014 – Ka shkuar si mos më keq përballja e Real Madrid me Valladolid. Los Blancos praktikisht janë jashtë garës për trofeun e La Liga pas barazimit 1-1.
Por lajmet e keqia nuk mbarojnë këtu, pasi Reali humbet praktikisht titullin, por mbetet në ankth pasi mund të ketë humbur dhe yllin e tij. Pas vetëm 9 minutave lojë, Cristiano Ronaldo ndali vrapin, u përkul pastaj kërkoi zëvendësimin.
Dinamika e dëmtimit sugjeron një problem muskulor me shumë mundësi riaktivizimin e dhimbjeve në kofshën e majtë, por diagnoza ende nuk është komunikuar.
Ronaldo doli nga fusha me kokën ulur, duke çaluar, duke shfryrë inatin te pankina, megjithatë sipas informacioneve të fundit dëmtimi i tij nuk është serioz dhe Ronaldo do të jetë në fushë në finalen e Champions.
Në vend të tij hyri Morata. 4 pikët e lëna në dy përballjet e fundit me Valencian në Santigo Bernabeu Valladolid në transfertë, ishin vetëvrasje për të besuarit e Carlo Ancelottit që shpërdoruan me duart e tyre një mundësi të artë për të qenë më afër tripletës, duke qenë se kane fituar Kupën e Mbretit dhe janë në finale të UEFA Champions League pikërisht ndaj Atletikos.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





