Real Madridi është duke monitoruar mbrojtësin e Bayern, Alphonso Davies për më shumë se një vit, dhe sipas gazetës spanjolle “Relevo”, janë shumë afër për të arritur një marrëveshje në të ardhmen e afërt.

Te Reali, nuk janë plotësisht të kënaqur me asnjë nga opsionet në krahun e majtë të mbrojtjes, me Ferland Mendy të dëmtuar shpesh dhe Fran Garcia jo plotësisht në përputhje me standardet e kërkuara për një titullar të rregullt.

Opsionet e tjera, si Nacho dhe Eduardo Camavinga, thjesht nuk janë caktuar si mbrojtës të majtë. Prandaj, Davies është lojtari që Reali dëshiron më shumë, natyrisht pas yllit të Paris Saint-Germain Kylian Mbappe.

23-vjeçari kanadez është nën kontratë me Bayernin deri në vitin 2025, dhe ai mesa duket ka refuzuar të gjitha ofertat për një marrëveshje të re. 

Nëse Davies nuk do të zgjas kontratën deri në fund të këtij sezoni, bavarezët do të duhet të vendosin nëse do ta lejojnë atë të largohet për një tarifë të arsyeshme, ose rrezikojnë të humbasin shërbimet e tij një vit më vonë pa kompensim.