E ardhmja e Kylian Mbappe vazhdon të jetë ende e paqartë.
Ylli francez ka vendosur të mos e rinovoj kontratën dhe Paris Saint-Germaini është i interesuar që ta shesë këtë verë, për të mos e humbur falas vitin e ardhshëm.
Sipas “Le Parisien”, PSG kërkon 200 milionë euro për Mbappe.
Real Madridi vazhdon të jetë i lidhur me transferimin e ish-sulmuesit të Monacos.
Por, pavarësisht se është në gjendje të paraqesë një ofertë të asaj vlere, marrëveshja duket e vështirë të arrihet, pasi futbollisti kërkon një pagë të lartë.
Presidenti Florentino Perez, thuhet se do të kërkojë të përfundojë një marrëveshje me vlerë 200 milionë euro për Mbappen, duke përfshirë pagat e tij dhe bonuset e kontratës.
Gjithsesi “Los Blancos” besohet se mund të bëjnë një ofertë për 24-vjeçarin në dy javët e fundit të këtij muaji.
Real Madridi do të kërkojë të testojë qëndrimin e PSG-së, pasi vlerëson se situata mund të ndryshojë në fund të muajit.
Mbetet të shihet në javët në vazhdim nëse do të finalizohet transferimi i Mbappe në “Santiago Bernabeu”.





