Real Madrid ka zgjatur bashkëpunimin me futbollistin Federico Valverde deri në vitin 2029.
25-vjeçari do të shohë rritje të pagës së tij, ndërsa klauzola e lirimit tani do të jetë 1 miliardë euro.
“Real Madrid CF dhe Fede Valverde kanë rënë dakord të zgjasin kontratën e lojtarit, i cili mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2029. Valverde mbërriti në Real Madrid në korrik 2016, kur ishte vetëm 18 vjeç. Në gjashtë sezonet e tij duke mbrojtur fanellën e ekipit të parë, ai tashmë është një nga mesfushorët më të mirë në botë”, thuhet në njoftimin e Real Madridit.
Valverde ka bërë 220 paraqitje për Real Madridin që kur nënshkroi nga skuadra uruguaiane Penarol në 2017.
Rinovimi i Valverde-s është një shembull tjetër i mbrojtjes së Real Madridit nga klubet angelze dhe arabe pas marrëveshjeve të reja të ngjashme me Camavinga (20), Vinicius Junior (23), Rodrygo (22) dhe Eder Militao (25).
Të pesë duket se do të jenë lojtarë kyç për shumë vite në vijim, por asnjë nuk është aq ndikues në të dy skajet e fushës sa 25-vjeçari Valverde, pasi mund të luaj si mbrojtës i djathtë, mesfushor i djathtë dhe sulmues krahu.





