24 qershor 2015 – E ardhmja e Sergio Ramos po mban në ankth Realin e Madridit dhe akoma më tepër tifozët e Los Blancos. Këta të fundit kurrësesi nuk dëshirojnë largimin e mbrojtësit edhe pse Ramos është i pakënaqur në Madrid po mendon seriozisht lamtumirën. Në ditët e fundit është folur për një ofertë të Manchester United prej 30 milionë Eurosh plus kartonin e David De Geas për 29-vjecarin e La Rojas, por në një sondazh të realizuar nga madrilenja As tifozët e Realit kanë dalë kundër që ky operacion merkatoje të realizohet me sukses . Shumica votuesve nuk e dëshirojnë shkëmbimin Ramos-De Gea pasi shohin te mbrojtësi një lider të padiskuteshëm të skuadrës.Nga 12 mijë e 102 persona gjithsej që kanë marrë pjesë në sondazh, 73,72% e tyre kanë votuar kundër këtij shkëmbimi ndërsa vetëm 3181 tifozë janë pro largimit të Sergio Ramos dhe afrimit në skuadër të portierit David De Gea. Fansat e Los Blancos duan që ish mbrojtësi i Sevillas të jetë pjesë e klubit merengues edhe gjatë viteve në vazhdim dhe i kanë kërkuar presidentit Perez të rinovojë kontratën që skadon në vitin 2017 me Ramos. Por pavarsisht dëshirës së tifozëve të Realit të Madridit te Manchester United kanë besim se do të arrinë të firmosin me 29-vjecarin duke i ofruar atij një kontratë 5-vjecare me një pagë prej 12milionë Eurosh në sezonin e parë dhe më pak më të ulët në ato pasardhëse. Tifozët e kanë bërë të ditur qëndrimin e tyre, por tashmë topi kalon te Florentino Perez i cili për të mos humbur shumë pikë në sytë e fansave duhet të plotësojë dëshirën e tyre dhe ti rinovojë kontratën mbrojtësit.