Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, po planifikon një verë me transferime të mëdha, duke përfshirë gjashtë emra të mëdhenj përveç Trent Alexander-Arnold, sipas raportimeve të fundit. Alexander-Arnold pritet të nënshkruajë për Real Madridin si lojtarë i lirë, pasi konfirmoi se do të largohet nga Liverpooli kur kontrata e tij të skadojë në fund të sezonit. Por Perez besohet se sheh nevojën për një ndryshim të madh pasi ‘Los Blancos’ nuk arritën të fitojnë Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit, me një diferencë prej katër pikësh pas liderëve të La Ligës, Barcelonës, që e përkeqësoi situatën. Carlo Ancelotti do të largohet nga Bernabeu dhe pasardhësi i tij mund të ketë në dispozicion një mori talentesh të reja.
Sipas Defensa Central , Perez po planifikon disa sulme shumë agresive gjatë verës ndaj disa prej klubeve më të mëdha në Spanjë dhe Evropë. “Dean Huijsen, Miguel Gutierrez, Martin Zubimendi dhe Rodri janë lojtarët [spanjollë] që Real Madridi do të kërkojë të nënshkruajë”, ka raportuar Defensa Central. Listën e blerjeve të verës e plotësojnë dy lojtarë nga dy klubet kryesore të Bundesligas. Joshua Kimmich do t’i shtonte përvojë grupit falë nëntë titujve të ligës dhe një medaljeje të Ligës së Kampionëve me Bayern Munich . Real Madridi po ashtu raportohet se ka si objektiv një tjetër yll të Bundesligas dhe bëhet fjalë për Florian Wirtz, i cili ka luajtur një rol të madh në sukseset e Bayer Leverkusenit sezonin e kaluar. Nëse Perez mund të ketë sukses në planet e tij të verës, Real Madridi do të jetë më i fortë në disa pozicione kyçe dhe do të ketë pak më shumë kreativitet pas sulmit të tyre.