9 dhjetor 2014 – Gazeta spanjolle AS ka shkruar sot se klubi mbretëror do të suspendojë për një kohë nga stadiumi i Bernabeut 17 prej tifozëve të klubit, pasi që kanë fyer Lionnel Messin dhe Barcelonën gjatë fitores së Realit ndaj Celta Vigos me rezultat prej 3-0.
Sipas po kësaj gazete, e cila i referohet burimeve brenda klubit madrilen, Reali u ka tërhequr vërejtjen shumë tifozëve që të mos i bashkohen thirrjeve raciste, pasi që e njëjta gjë mund t'i pres edhe ata, shkruan AS.





