Kylian Mbappe mbetet ëndrra e madhe e Florentino Perez. Presidenti i Real Madrid e ka kthyer në një sfidë personale transferimin e yllit francez në “Santiago Bernabeu”, por PSG nuk dorëzohet dhe shpreson të arrijë akordin e rinovimit.
Kreu i “Los Blancos” nuk dëshiron të mbesë pa alternativa dhe e ka gati planin B. Mediat spanjolle raportojnë se Reali po mendon të përforcojë sulmin me Rahem Sterling, gjithmonë nëse nuk sigurohen shërbimet e Mbappe.





