Real i Madridit më në fund e ka pranuar ofertën prej 100 milionë eurosh që i është bërë për CR7-ën. 

Këtë bën me dije e përditshmja spanjolle "AS" duke përdorur burimet e televizionit televizive "LaSexta".

Sot ka patur edhe një udhëtim të presidentit të Juventusit, Andrea Anjelit ku mediat e lidhën me një takim të mundshëm me Crisitiano Ronaldon.

Sipas "LaSexta" pritet që gjithçka të përfundojë për pak orë me Realin që do të pranojë ofertën dhe më pas do të vijë zyrtarizimi.

Ronaldo është duke pushuar në Greqi dhe ende nuk ka folur në lidhje me këtë çështje.